Kryesia e PD u mblodh mbrëmë për herë të parë pas disfatës në zgjedhjet e 6 marsit dhe largimit të Lulzim Bashës.
Ajo që ra në sy ishte se disa anëtarë të kryesisë kërkuan që partia të hapej, duke nisur nga heqja e dyerve të blinduara.
Por kërkesa e tyre hasi në kundërshtimin e disa personazheve si Jemin Gjana apo Gazment Bardhi.
Sipas analistit Andi Bushati, nuk mund të kuptohet që ka ende njerëz që mbrojnë dyert e blinduara.
“Vetëm tani kuptohet realisht se në ç’duar mbeti ajo parti, ka ende shpifësira që guxojnë të mbrojnë dyert e blinduara,” shkruan ai.