Dy persona mbetën të plagosur në Tiranë pas një konflikti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut.
Si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjete të forta shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.