Ora News sjell pamje me dron nga liqeni i Fierzës. Rregullatori hidrik i tre hidrocentraleve në kaskadën e Drinit është drejt pikës së vdekjes, pa metra pa arritur pikët kritike 240 metra.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se aktualisht niveli i liqenit është 247 m, 3 metra më shumë se kuota minimale e liqenit prej 244 metrash.
Prurjet në kaskaden e Fierzës mësohet se janë 100 metër kub për sekondë. Para tre ditësh ishin 80 metër kub për sekondë.
Të njëjta burime bëjnë me dije se Qeveria maqedonase ka hapur portat e shkarkimit të liqenit të Ohrit për nevoja të veta. Kjo ka bërë që prurjet në liqenin e Fierzës të rriten nga 80 metër kub në 100 metër kub për sekondë.
HEC-i i Fierzës ka katër ditë që nuk punon asnjë turbinë.
Niveli i liqenit me këto prurje rritet një cm në orë. Ndërsa HEC-i i Komanit punon me një turbinë.