Mbi nacionalizmin dhe religjionin në Europën post-komuniste

0
184

Nga Ermir Gjinishi/

Shumica e qasjeve sociologjike mbi nacionalizmin dhe identitetin kombëtar bazohen vetëm në dy dimensione themelore, ato etnike dhe politike, ndërsa tezat moderniste marrin në konsideratë gjithashtu dimensionin kulturor dhe fetar. Nacionalizmi modern dhe identiteti kombëtar përmbajnë kombinime të ndryshme të komponentëve etnikë e civil si dhe atyre laikë e fetarë. Prandaj për të trajtuar diferencat midis tipologjisë së nacionalizmit politiko-civil unifikues të Europës Perëndimore dhe atij etno-kulturor ndarës të Europës Lindore, analiza duhet të marrë në konsideratë specifikisht elementët përbërës të nacionalizmit dhe identiteteve kolektive,si proces historik në rajone të ndryshme europiane.

Sipas historianit gjerman Jurgen Osterhammel shtetet e mëdha perandorake europiane, përgjatë proceseve komb-formuese në shekujt XIX-XX, kombinuan misionet civilizuese si pjesë e ndërtimit kulturor dhe homogjenizimit të vetë këtyre shteteve. Komponent kryesor në këto procese ishte dhe feja. Në Britaninë e Madhe ishte Protestantizmi Anglikan dhe Metodist, në Francë Katolicizmi dhe Republikanizmi i laicizuar, në Gjermani Protestantizmi Luterian, në Austri Katolicizmi, në Rusi Krishterimi Ortodoks, dhe në Perandotinë Osmane ishte Islami sunit.

Perandoria Cariste me zgjerimin kolonial të saj në Azinë Qendrore dhe Lindoregjatë shekullit XVI-të, formësoi perandorinë e saj multietnike nën sundimin e etnisë ruse dhe Kishës Ortodokse. Më pas, revolucioni bolshevik e shndërroi atë në Perandori Sovjetike, e cila e zgjeroi edhe më tej shtrirjen nëpërmjet forcimit të politikave nacionaliste ruseduke përgatitur kështu terrenin për një perandori Euro-Aziatike të mbizotëruar nga Rusia. Lidhja cezaro-papiste u zëvendësua nga një ideokraci laike, e cila njëherazi persekutoi dhe strehoi Krishterimin Ortodoks deri në Luftën e II-të Botërore. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, nacionalizmi rus ndërthuret me ringjalljen e Krishterimit Ortodoks në shoqëri, veçanërisht në rikonstituimin e rolit të Kishës Ortodokse në shtet dhe politikë, ndikimin e saj mbi nacionalizmin dhe identitetin kombëtar rus, në një përzierje me elementë komunisto-laik. Idetë e rikthimit të perandorisë së dikurshme rizgjohen brenda këtij projeksioni në emër të diskriminimit dikotomik etni-fe të pakicave jashtë rusisë së sotme.

Gjatë tranzicionitnë republikat e shpallura të ish-Bashkimit Sovjetikpati një ringjallje paralele të nacionalizmit dhe fesë, si entitete të shtypura përgjatë periudhës së mëparshme.Trajtat e këtij nacionalizmi periferik u formësuan nga trashëgimia e jashtme perandorake dhe përbërja e brendshme etnike dhe fetare.Dominimi i gjatë historik perandorak, në mungesë të shteteve sovrane me institucione politike shoqërore dhe fetare të pavarura, forcoi kornizën e nacionalizmit fetaro-etnik. Kjo situatë shoqëroi thuajse të gjitha shtetet e ish bllokut komunist të lindjes.

Bullgaria filloi krijimin e shtetit kombëtar të pavarur para dhe gjatë Luftës së I-rë Botërore. Tendenca për të ndërtuar një identitet kombëtar bullgar bazuar në shumicën ortodokse ishte mbizotërues, pavarësisht prezencës së pakicave etno-fetare myslimane dhe hebraike. Për arsye se gjatë periudhës komuniste regjimi shekullarist gjeti strehë më shumë në Ortodoksi sesa në fetë e pakicave, ringjallja e nacionalizmit bullgar ortodoks post-komunist u shoqërua nga tensioni me Kishën Ortodokse Ruseveçanërisht me pakicën myslimane.

Nacionalizmi hungarez, me tregues të konsiderueshëm liberal, protestant dhe multi-fetar, u formësua me pavarësinë hungareze pas Luftës së I-rë Botërore. Në fazën post-komuniste pati një rigjallërim të Katolicizmit dhe rolit të tij në formësimin e nacionalizmit hungarez, megjithëse në një nivel shumë më të ulët sesa në Poloni.

Ndërsa Cekosllavakia, pas transformimeve post-komuniste u nda në dy republika, atë Ceke dhe Sllovake. Divergjencat fetare luajtën një rol të rëndësishëm për këtë ndarje në të dyja rastet. Qëndresa anti-habsburge e nacionalizmit Cekosllovak përbëhej nga dy boshte kryesore: atij liberal Husit dominues dhe pjesës etno-sllovake katolike. Kjo u reflektua nëkonfigurimin e dy identiteteve paralele me tregues të ndryshëm.  Identitetin kombëtar me shekullarizëm të fortë të Cekisë dhe identitetin kombëtar religjioz katolik Sllovak.

Edhe Polonia e arriti pavarësinë e saj kombëtare pas Luftës I-rë Botërore. Ajo rifitoi sovranitetin vetëm pas transformimeve post-komuniste. Nacionalizmi polak, me një histori të dobët shtetformimi dhe nacionalizmi, u pozicionua kundër institucioneve politike të imponuara nga jashtë. Në këtë vakum, kleri katolik luajti një rol të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit dhe nacionalizmit polak përgjatë shekujve XIX dhe XX. Ky rol u forcua më tej në periudhën komuniste dhe shpjegon katolicizmin e fortë në Poloninë post-komuniste, megjithëse në ditët e sotme roli i tij po dobësohet.

Rumania e pavarur u copëtua për shkak të ndasive të brendshme rajonale dhe etno-fetare. Kisha Ortodokse Rumune, pjesë e së cilës ishin më shumë se 2/3 e popullsisë, megjithëse në konkurencë me pakicat Katolike dhe Protestante, nuk arriti të materializonte pretendimin e saj si thelbi i identitetit kombëtar Rumun. Në periudhën komuniste presionet nga shteti u orientuan kryesisht kundër pakicave etniko-fetare, ndërsa Krishterimi Ortodoks u përshtat me nacionalizmin komunist. Ndërkaq, në periudhën post-komuniste, Polonia u përball shumë më tepër me ringjalljen e feve të pakicave sesa me Krishterimin Ortodoks. Për rrjedhojë, dominimi laiko-ortodoks në identitetin kombëtar Rumun u kthye në objekt kontestimi nga pakicat fetare.

Në Veri-Lindje të Europës Qëndrore përbërja fetaro-laike e nacionalizmitperiferik ishte në kontrast me vendet e Evropës Lindore. Ai bazohej në dominimin protestant, trashëgiminë Cariste dhe Sovjetike. Shumica e vendeve veriore periferike si Finlanda dhe shtetet baltike përveç Lituanisë u kthyen në Protestantizëm Luterian për shkak të ndikimit të Suedisë dhe Rusisë. Protestantizmi kontribuoi në forcimin e kontureve të etnogjenezës. Për shtetet baltike, pavarësia kombëtare u rifitua vetëm me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, Protestantizmi vazhdoi të ishte në zemër të etno-nacionalizmit të këtyre vendeve, dhe së bashku me orientimin shtetëror, kontribuoi në privatizimin e fesë dhe proceset modernizuese.

Në Estoninë dhe Letoninë post-komuniste, ndikimi i elementeve shekullare në identitetin kombëtar ishte i fortë, por ato u kundërshtuan nga ringjallja Luterane dhe pakicat ruse të Krishterimit Ortodoks. Në të kundërt, në Lituaninë Katolike post-komuniste elementi ortodoks shfaqet më pak i rëndësishëm, ndërsa ndikimi katolik në identitetin kombëtar mbetet i fortë.

Ndikimet perandorake patën një rol të rëndësishëm në formimin e shtet- kombit Ukrainas në fillim të shek XX.  Fillimisht në Ukrainën Perëndimore, dhe më vonë atë Lindore, u shfaq një sens i përbashkët për formimin e një kombi të pavarur ukrainas bazuar në një gjuhë të përbashkët, ortodoksinë greke në Ukrainën Perëndimore, dhe përpjekjet për një ortodoksi autonome në Ukrainën Lindore përkundrejt ortodoksisë perandorake ruse. Ukraina e sotme është përhumbur në ndarjet e forta fetaro-etnike midis pjesës Perëndimore dhe Lindore, me prezencë të rrymave për pavarësi kombëtare dhe atyre pro-ruse.

Kaukazi u formua nën ndikimin konfliktual perandorak të Perandorive Romako-Bizantine, Persiane, Osmane, Cariste, Bashkimit Sovjetik, Turqisë moderne dhe Iranit, si një territor me gjuhë, fe dhe grupe etnike të ndryshme. Grupet etnike të mbështetura nga identitet fetare iu kundërvunë njëri-tjetrit në rivalitetin etno-kombëtar. Kjo situatë mbeti karakteristike në konfliktet etnike në Kaukazin post-sovjetik.

Transformimet moderniste në shoqëritë post-komuniste lindore, në kontekstin e ndërtimit të identiteteve kolektive,u ndikuan nga konfigurimet specifike të komponentëve fetarë/laikë, monopolisë/pluralistë, në secilin shtet.Me tensionet e trashëguara asimetrike ndërmjet mazhorancave dhe minorancave etniko-religjioze, modelet etno-nacionaliste në Europën Lindoreu formësuan duke rigjallëruar format tradicionale të religjionit, ndonjëherë me frymë fondamentaliste, që shpesh u kthyen në faktor kyçkonflikti me frymëzim etno-religjioz. Për këtë arsye, ringjallja e fesë ndërthuret ngushtë me pretendimet për autonomi kolektive dhe individuale. Identitetet religjioze të diskriminuara dhe ato etnike të shtypura, mbijetuan në spazma letargjish politike, në pritje të rikthimit të balancave sapo të favorizohen nga ndikues të brendshëm ose të jashtëm. Proceset integruese në BE, për shkak të modelit të ofruar dhe garancive specifike mbi minorancat etnike e fetare,shoqëruar me defetarizimin e politikës dhe depolitizimin e ferë, mbeten barriera penguese e këtyre ringjalljeve plot tension.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here