Qëllon me armë drejt lokalit, policia shpall në kërkim mikun e Shullazit, Altin Dani

0
253

altiniAta janë të njohur për policinë dhe sit ë tillë  pas çdo ngjarje identifikohen lehtë. Por ndryshe ndodh për arrestimin e tyre. Altin Dani edh enë raste të tjera pasi është bërë shkak për konflikte  ka arritur t’I shmanget policisë. Njihet si miku i ngushtë i Emiliano Shullazit.Altin Dani qëlloi me armë drejt një lokali mbrëmjen e së dielës në Kombinat.  I riu, ishte pjesë e ngjarjes së ndodhur në Tiranë më 5 janar të vitit të kaluar në rrugën “Islam Alla”, ku u vra një person dhe tre të tjerë mbetën të plagosur. Viktima ishte Arianit Sterio 41 vjeç, i cili u vra në një rrugicë mes Rrugës së Kavajës dhe “Myslim Shyrit”. Ai u vra pasi bëri atentat ndaj Pajtim Serjanit. Ky i fundit bashkë me Altin Danin mbetën të plagosur, ndërsa atentatori u vra nga punonjësi i policisë, Roland Meta i cili ndodhej në një tavolinë me ta, shkruan “Panorama”. Po atë natë, iu bë atentat Emiliano Shullazit gjatë kthimit nga Kruja në Tiranë pasi mori vesh për ngjarjen që i kishte ndodhur miqve të tij. Dani është në kërkim nga policia pasi ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të një pike bastesh sportive në Kombinat, pas sherrit me pronarin. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Qelqit”, në Tiranë, ku pas konfliktit me pronarin, i riu ka marrë një armë automatik dhe ka gjuajtur në drejtim të derës së pikës së basteve. Nga të shtënat nuk ka të plagosur. Zihet me pronarin e pikës së basteve, i qëllon me kallashnikov Dy atentatet me një të vdekur e 5 të plagosur, të lidhura me njëra-tjetrën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency