Koti: Legalizmi i kanabisit në Shqipëri, do i japë frymëmarrje krimit të organizuar

0
264

Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin, eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit mjekësor i janë përgjigjur 308.992 qytetarë”, bëri me dije drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, deputetja e PD,Serina  Koti u shpreh se opozita ka qenë kundër kanabizimit të vendit, por lejimin e kanabizimit për arsye mjekësore.

Sipas Kotit qeveria ka bërë të mundur legalizimin e kanabisit në vend për shkak të lidhjeve të errëta që ka me korrupsionin apo me mafien.

Serina Koti: Opozita ka tashmë 8 vite që kundërshton kanabisin e vendit duke sulmuar në çdo moment aktet kriminale të kanabizimit duke filluar që nga viti 2014 e më tutje. Viti 2015  ka qenë kulmi i vitit kur kanabizimi i vendit ka kapur vlerat masive, jo vetëm në një zonë në Shqipëri, por në të gjitha qarqet e vendit.

Ne kemi qenë kundër dhe e kemi denoncuar në çdo mjet që kemi pasur mundësi kanabizimin e vendit. Ne jemi kundër kanabizimit të vendit, por lejimin e kanabizimit për arsye mjekësore. Kjo për vet faktin se qeveria Rama gjithmonë i ka dhënë lajmet sikur gjithmonë i duan shqiptarët. Por e vërteta qëndron ndryshe, ne e dimë qeverinë se si është e lidhur me krimin e organizuar në Shqipëri, për shkak të lidhjeve të errëta që ka me korrupsionin apo me mafien.

Koti thotë se legalizimi i kanabisit do i japë frymëmarrje krimit të organizuar.

Serina Koti: Do të legalizojë një pjesë të kanabisit ose të përdorimit të tij, duke e justifikuar me nevojën që kanë qytetarët. Kjo do i japë frymëmarrje krimit të organizuar, kësaj forme që ne nuk po arrijmë dot ta sulmojmë në gjenezën e vet. Është një luftë e vazhdueshme mes pozitës dhe opozitës që është bërë bashkë me qytetarët për të mos lejuar kanabizimin dhe përdorimin e drogërave në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here