Dy yjet e Barcelonës, Arda Turan dhe Sergio Busquets janë në dyshim për takimin e dytë çerekfinale në Kupën e Mbretit kundër Athletic Bilbaos. Të dy futbollistët filluan takimin në fitoren prej 2 me 1 ndaj Malagas, por janë në dyshim për ndeshjen e së mërkurës për shkak se janë të sëmurë, raporton Goal, Asnjëri prej tyre nuk ishte prezent në stërvitjen e sotme të skuadrës, ndërsa Luis Enrique është duke shikuar mundësinë që t’i pushojë të dy futbollistët. Takimin e parë katalunasit e kishin fituar me rezultat prej 2 me 1 në udhëtim, kurse të mërkurën luajnë në Camp Nou.