Shehu: Alibeaj po vazhdon përçarjen, ai personalisht e firmosi përjashtimin tonë nga Grupi Parlamentar i PD!

0
108

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka paraqitur sot para medieve, një platformë me pesë pika që e ka titulluar “Platformë parimesh për bashkimin e demokratëve” , pasi gjykon ende se mban kreun e Grupit Parlamentar të PD-së dhe ka tagrin e udhëheqësit.

Por, deputeti Tritan Shehu, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, në një reagim në SYRI TV, theksoi se z. Alibeaj nga ana morale, politike, e ka humbur të drejtën për të qenë Kryetar i Grupit Parlmantar të PD-së, sepse nuk është gjithëpërfshirës dhe ndaj nuk duhet të spekulojë me vullnetin e të gjithë deputetëve të PD-së për bashkim.

Tritan Shehu shprehimisht tha:

“Unë vlerësoj çdo tentativë, çdo përpjekje të deputetëve në tërësi që kërkojnë normalizimin e punës së Grupit parlamentar të PD-së, ky është një qëllim yni, një qëllim i Komisionit të Rithemelimit. Për këtë arsye kemi marrë pjesë, është arritur të organizohen mbledhje të përbashkëta të Grupit Parlamentar, ku diskutohet, debatohet, pavarësisht mendimeve të ndryshme që mund të ketë. Kjo është normale. Unë realisht e shikoj me shumë pozitivitet interesin e deputetëve për t’u bërë pjesë edhe e këtij procesi të riorganizimit, të riforcimit të ringritjes së strukturave të saj në bazë.

Ndërsa në lidhje me atë që tha sot z. Alibeaj, dua të them se z. Alibeaj nuk duhet të spekulojë me këtë vullnet të deputetëve! Nuk ka pse të kërkojë të devijojë vullnetin e deputetëve nga linja kërkuese për të qenë së bashku – në linja përçarëse, ndarëse, duke vazhduar në këtë mënyrë të jetë në varkën e përçarësve dhe të humbësve në PD ashtu siç ka qenë që nga dita e parë kur u emërua kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.

Të mos harrojmë se shkresa e tij e parë që firmosi ishte shkresa për të na përjashtuar apo pezulluar ne nga Grupi Parlamentar i PD-së bile dhe shumë nga PD-ja, një dokument që z. Rrushaj nuk pranoi ta firmosë dhe prandaj dha dorëheqjen si Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, thjesht për të mos u bërë pjesë e kësaj varke përçarëse, që në fund të fundit ishte edhe varka e humbësve të PD-së.

Z. Alibeaj ishte drejtues politik në qarkun e Shkodrës dhe ne e pamë sa vota mori, në raport me votat që mori pjesa e PD-së e ristruktuar dhe e rithemeluar me Gaz Bardhin në krye. Është 3 me1 në favor të z. Gaz Bardhi. Pra, unë mendoj se të gjitha këto dhe të gjitha qëndrimet që ka mbajtur z. Alibeaj në këtë periudhë të re tashmë edhe në dy a tri mbledhjet e Grupit Parlamentar që bëmë, tregon se ai vazhdon të jetë në anën e atyre nuk mund të bëjmë për bashkëpunimin. “

Z. Shehu, qëndrojmë pak këtu. Z. Alibeaj artikuloi fitoren në zgjedhjet e ardhshme lokale. A mendoni se është në kushtet e duhura për të folur dhe për fitore në këtë rast?

Shehu: Së pari, z. Alibeaj është Kryetar i Grupit Parlamentar, megjithëse nga ana morale, nga ana politike, ai e ka humbur të drejtën për të qenë i tillë, sepse nuk është gjithpërfshirës; është rreshtuar në pjesën e përçarësve, në pjesën e humbësve. Duhet të jemi realistë: Kryetari i Grupit Parlamentar është gjithëpërfshirës , nuk mund të jetë z. Alibeaj. Formalisht ai mund të thotë që jam, por moralisht dhe politikisht nuk mund të jetë, kjo është e sigurt. Aq më shumë kur merr atribute që tejkalon kompetencat e Grupit Parlamentar, se Grupi ka dhe një kryesi.

Në këtë prizëm, ne kemi një tejkalim për t’u bërë kështu, për të vazhduar rrugën e përçarjes, që e ka filluar që ditën që u bë Kryetar Grupi, kur firmosi ai personalisht, ato paçavure të përjashtimeve dhe pezullimeve nga Partia Demokratike të një grupi të madh tonësh, që janë në vazhdën e vendimit përçarës të 9 shtatori të Lulzim Bashës.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here