Berisha: “Më takonte fjala, nuk e shtyva Alibeajn”

0
241

BerishaJe live apo jo? Nuk e shtyva jo jo, më takonte fjala në çdo aspekt. Ka një seleksion politik por dola për diçka tjetër, Rama u ul aty jo vetëm si kreu i organizatës kriminale por ka diçka që dua të theksoj.

2 metroshi nuk kishte hekura në duar, nuk ishte i burgosur. Unë këtë do thosha se një rast tjetër kur policia ndërhyn në avion është kur ka sinjal për terrorist, atë e besuan të gjithë ata që nuk e njihnin se është kryeministër i Shqipërisë. Ngjalli frikë të tmerrshme në avion te pasagjerët, këto do i thosha por ia mbathi.

Ai duhet të kërkonte ndjesë publike për superskandalin në udhëtimin e tij duke menduar se ligji për atë nuk funksionon në Gjermani, përdori gjuhe të denjë për atë, qëllimi im është rrëzimi i tij sa më shpejt. Jo jo nuk ka përçarje demokratësh, ishte keqkuptim, Alibeajt i kërkoi Rama të fliste, mua mu përmend emri disa herë.

E falënderoj për këte qëndrim sepse vetëm faktohet  opozita e vërtetë. Ju e patë vetë. Ai është i tmerruar nga opozita e vertëtë dhe kalon në mohim. Lexoni ju për mohimin. Ka frikë dhe tmerr, e kap paniku nga Sali Berisha.
Për presidentin, ky proces me zarfa të mbyllur, me lejla të mbyllur, është mafioz, i pashoqë. U thotë deputetëve të vetë, do shkruani tre emra.

Ai tregon se po të zgjedh atë që don dhe të thotë 80 % e juaja e zgjodhët. Në fakt po të jetë për kritere në PS janë të rrallë, opozita ka një numër të madh, me integritet, jo të lidhur me drogën, jo si ky anti shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here