Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas postimit në Twitter të ambasadores Yuri Kim, e cila sot ka vendosur të caktojë edhe radhën se kush duhet të flasë në sallën e parlamentit.
Paloka shkruan, se njeriu duhet ta kuptojë se kur bëhet qesharak dhe të mos vazhdojë më.
‘Është fatkeqësi kur njeriu nuk e kupton më, se vjen një moment që thjeshtë bëhesh qesharak me deklaratat e qëndrimet që mban…!’, shkruan Edi Paloka në faqen e tij në Facebook, duke komentuar reagimin e ambasadores Yuri Kim.
‘Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet. Të mos përsëritet!’, shkruante Yuri Kim në Twitter.