Luzi: Transparenca është themeli i suksesit të procesit të financimit të partive

0
171

lefteriaNë fjalën e saj në konferencën për korrupsionin zgjedhor, kryetarja e KZQ-së Lefterije Luzi u ndal tek financimi i partive ku tha se transparenca është kryesore në këtë proces. “Financimi i partive politike dhe kontrolli i tyre është një çështje relativisht e re në jetën politike dhe proceset zgjedhore në Shqipëri. Financimi është një çështje sensitive, e cila prek jo vetëm realitetin politik, por është i lidhur gjerë me realitetin ekonomik dhe atë shoqëror dhe sigurisht është reflektim i të gjitha politikave të një vendi. Transparenca është themeli i suksesit të gjithë procesit të financimit dhe kontrollit financiar të partive politike”, tha ajo. Sipas kryetares së KQZ-së, partitë politike janë aktorët kryesorë të sistemit politik, janë elementë thelbësor i demokracisë. “Për të realizuar detyrat dhe funksionet e tyre partitë politike kanë nevojë dhe për financimin e duhur. Financimi i tyre kërkon dhe kontrollin financiar për të rritur integritetin e partive politike, i cili është thelbësor për rritjen e besimit të qytetarëve në qeverisjen e vendit dhe parandalimin e korrupsionit në të gjitha hallkat e shtetit. Kodi Zgjedhor i miratuar me ligjin 10019, datë 28.12.2008, sanksionoi kontrollin e plotë financiar për subjektet zgjedhore dhe KQZ u përcaktua si institucioni përgjegjës për auditimin financiar dhe publikimin e tij. Sipas legjislacionit aktual në fuqi, KQZ kryen auditimin financiar nëpërmjet emërimit të ekspertëve kontabël nga struktura të specializuara”, deklaroi Luzi.