Alarmi i Kryemadhit: Djemtë shqiptarë roje në ‘shtëpi bari’ në Angli, vajzat eskorta

0
149

Nga foltorja e Kuvendit, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ngriti sot shqetësimin situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi, ndërsa ceku krizën energjetike, rritjen e çmimeve dhe megaaferën e shekullit, atë të inceneratorëve.

Fajtor për krizën energjetike, tha Kryemadhi, është qeveria, duke filluar nga kryeministri Edi Rama. Sa i takon inceneratorëve, ajo shtoi se pavarësisht milionave të shpenzuara, sot ato nuk prodhojnë energji dhe i bëri thirrje SPAK-ut të hedhë dritë mbi këtë aferë qindra milionë euro.

Por alarmante sipas kryetares së LSI është emigrimi i të rinjve gjithnjë e më shumë drejt vendeve të tjera. Ajo tha se nga pamundësia djemtë shqiptarë detyrohen të shkojnë në Angli për t’u bërë rojtarë të shtëpive të barit, ndërsa vajzat eskortë të kriminelëve të drogës.

“Për t’u rikthyer tek ministrja e Rinisë, Buzhaqi, më fal për mbiemrin por duhet të kuptosh një duhet të kuptosh një gjë e nderuar që një i ri të kandidojë për deputet në bazë të sondazheve dhe shoqatave që janë të lidhura me qeverinë, një partie politike i kushton 100 euro një votë. Nëse një i ri duhet të bëhet deputet, i duhet një milionë euro për të hyrë parlament. Një ri shqiptar sot nuk ka as 200 euro në xhep por i hipin kamionëve për të qenë rojtarë në shtëpitë e barit në Angli apo Spanjë apo vajzat shqiptarë për t’u bërë eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi., u shpreh Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here