Ish-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi deklaroi pak para nisjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së se “është një ditë me emocion” dhe se “po hedhim një hap të rëndësishëm drejt ristrukturimit të PD”.
“Situata në Shqipëri është e rëndë dhe ne kemi nevojë që të ringrihemi shpejt”.
“Ka një gjithëpërfshirje dhe kjo është shumë e rëndësishme”.
“Nevoja për një opozitë të bashkuar për t’i bërë ballë një dhune kriminale të qeverisë është imperative”, tha Ademi.
“Shumë shpejt kemi zgjedhjet lokale dhe reformimi i PD-së përmes një procesi të ligjshëm është një mundësi që na jepet më në fund”.