Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një konferencë për shtyp se të gjitha votat për anëtarët e Këshillit Kombëtar janë numëruar në mënyrë transparente para kamerave.
Lideri i PD theksoi se të gjithë kandidatët e Këshillit Kombëtar mund të kërkojnë rinumërimin e votave.
“Live, përveç arkivës digjitale të votës ekzistojnë edhe fletët e votimit që çdonjëri që dëshiron do ketë të drejtë t’i kontrollojë e rinumërojë.”-tha Berisha.
Me tej ai pohoi:
Në të gjithë këtë proces ka pasur dominim vota e lirë. S’kemi pasur asnjë rast të vetëm se nuk ishte i drejtë numërimi i tyre.
Kjo përmbush një zotim të një rëndësie themelore. Në këtë proces është votuar apo kanë garuar për votim qindra e qindra kandidatura. Dominoi vota e lirë, arkivuam në harresë kryetarokracinë.”-tha Berisha.