Kosova aplikon për t’u bërë pjesë e Këshillit të Europës

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në KiE. Këtë e ka konfirmuar shefi i kabinetit të ministres, Sharr Jakupi.

“Ministrja dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla, sapo ka përfunduar takimin e saj në Këshill të Evropës ku ajo e ka dorëzuar personalisht aplikimin. Konfirmoj se zyrtarisht Kosova ka aplikuar për anëtarësim të plotë në Këshill të Evropës”, ka shkruar Jakupi.

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar nismën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Vendimi i miratuar sot obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.

Më parë ishte kryetari i Parlamentit Glauk Konjufca, që ka bërë me dije se Kosova ka bërë gjithçka që është e mundur për të siguruar votat e nevojshme për pranimin e anëtarësimit.

Kosova aplikon për t’u bërë pjesë e Këshillit të Europës

I intimiduar nga deklaratat e Ramës? Ja

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko