Ndryshon prapë vetingu në polici

0
270

Qeveria është tërhequr për herë të dytë nga vetingu për punonjësit e Policisë së Shtetit pasi Ministria e Brendshme, ka hedhur për konsultim publik draftin me një sërë ndryshimesh në këtë proces.

Ligji fillestar parashikonte kalimin në sitë të rreth 12 mijë efektivëve të policisë, gardës dhe SHÇBA-së. I hartuar fillimisht në kohën e ministrit Fatmir Xhafaj, pësoi ndryshime nga pasardhësi i tij Sandër Lleshaj. Në raftin e hedhur së fundi për diskutim thuhet se në procesin e rivlerësimit do të përfshihen vetëm drejtuesit e rangjeve të larta dhe efektivët me risk të lartë korrupsioni.

Ndryshimet e reja shkrijnë zyrtarisht Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe përcaktojnë se procesi i vetingut për drejtuesit e lartë të Policisë do ta realizohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Drafti parashikon që në sitë të kalojnë edhe strukturat e Gardës së Republikës, si dhe anëtarët e trupave të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët më pas do të kryejnë vetingun për efektivat e tjerë.

Një tjetër element i rëndësishëm është vendosja e kufirit kohor për rivlerësimin e pasurisë, i cili në draftin fillestar ishte lënë pa afat. Në draft propozohet si kufi për hetimin e pasurisë viti 2008. Pronat dhe transaksionet e kryera nga efektivat para këtij viti nuk do të përfshihen në veting.

Subjektet e rivlerësimit do jenë të detyruar të deklarojnë çdo pasuri të akumuluar prej këtij viti, bashkë me personat e lidhur e fëmijët e tyre, ndërkohë që nuk u lejohet gjendje parash cash në vlerë më të madhe se 1.5 milionë lekë.

Qeveria argumenton se nevoja për këto ndryshime në ligj ka ardhur si pasojë e mospërmbushjes në kohë të procesit për shkak të numrit të lartë të punonjësve që duhet të kalojnë në sitë dhe mospërcaktimin e një kufiri për hetimin e pasurive.

Vettingu në polici i cili nisi në nëntor të vitit 2019 dështoi për shkak se nuk u realizua në afat. Nga moment i nisjes së këtij procesi deri tani, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit e ka finalizuar vetingun vetëm për 63 efektiva të policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here