Dule: Kokëdhima dhe Rama keqbërësit e Jugut dhe gjithë vendit shkatërruan ëndrrat e qytetarëve

0
169

duleVangjel Dule ka reaguar menjëherë pas deklaratës së deputetit socialist, Koço Kokëdhima, i cili nga një takim me socialistët e Vlorës, kur merrte pjesë edhe kryeministri Rama, akuzoi kreun e PBDNJ-së si të korruptuar.
Në deklaratën për shtyp të shpërndarë nga PBDNJ, Dule “refuzon” t’i kthejë drejtpërdrejtë përgjigje Kokëdhimës dhe i drejtohet kryeministrit Rama.

“Të dialogoj me krimin nuk e kam bërë kurrë, as në jetën time private dhe as në atë publike, aq më tepër, nuk pranoj ta bej një gjë të tillë me kryekeqbërësin e Jugut dhe mbarë vendit Kokëdhima”, nis reagimi i Dules.

“Fakti se sulmi nosetindjelles ndaj meje u artikulua në prani të Kryeministrit, më detyron që t’i shpjegoj zotit Rama se nuk është faji im që prania dhe fjala ime politike i kujton atij vizionin që bashkërisht u prezantuam dhe premtuam për vite më radhë qytetarëve dhe shoqërisë, vizionin për shtetin e së drejtës, demokracinë funksionale, mirëqënien dhe barazinë. Por që për fat të keq, më përgjegjësinë e plotë të tij, pasi e përshtati me kutinë e Koços së tij, po ua kthen atyre që na besuan me autokraci, klientelizëm, hajdutëri dhe mjerim”, thuhet më tej në reagim.

Dule thotë se do të jetë vazhdimisht i gatshëm për t’i kujtuar Edi Ramës se popullit ia shndërroi ëndrrën në makth.