Ivi Kaso, në emisionin “Drejt” në RTV Ora, ka komentuar deklaratat E kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se nëse Sali Berisha në pushtet, do shkëpusin çdo marrëdhënie me demokratët.
Kaso tha se ky është një moment i shumëpritur për demokratët, pasi kjo do i motivojë që të votojnë masivisht.
Ivi Kaso: Është një moment i shumëpritur nga demokratët që Kryeministri t’i ndërpresë kontaktet me PD. Falë Zotit PD nuk i duhet asnjë kontakt me kryeministrin e vendit, përveç kontakteve institucionale dhe të atyre që zhvillohen në sallën e parlamentit. Kjo ka për të motivuar demokratët që të dalin masivisht të votojnë.