Drejtori i Projekteve në Bashkinë e Tiranës, Genc Kojdheli, është i vetmi zyrtar i këtij institucioni që ka reaguar pas akuzave të forta të bëra nga gazetari Arian Çani në emisionin e tij “Zonë e Lirë” në Tv Klan të premten.
Çani e ofendoi me fjalë mjaft vulgare kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, duke pretenduar se ky i fundit kishte penguar vajtjen e nënkryetarit Arbjan Mazniku në emisionin e gazetarit.
Çani e etiketoi Velinë me pseudonimin “Vilajet Qyrku”, që siaps disave ëhstë një nofkë që ka përdorur Veliaj në të kaluarën nëpër rrjetete sociale, për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë. “Unë fshij b… me mortje si ky” – tha Çani.
Pas këtij incidenti Kojdheli ka shkruar në Facebook: “Palo gazetar! Gjuhë prej barabari injorant në një televizion kombëtar në orarin e pikut”.