Masakra e Reçakut/ Mesazhi i nënkuptuar i ambasadorit amerikan për Ramën e Vuçiç: Ata që mohojnë faktet, lavdërojnë krimet dhe bllokojnë integrimin

0
142

Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey M. Hovenier ka reaguar ashpër ndaj tentativave dhe përpjekjeve për të rishikuar dhe mohuar historinë e mirë dokumentuar të masakrës së Reçakut.

Në një postim në Facebook, ambasadori Hovenier thekson se ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik.

Duke mos përmendur emra, por ky mesazh i ambasadorit amerikan Hovenirt duket se është hapur për Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, të cilët janë shprehur se nuk do të dënojnë krimet dhe genocidet serbe në parlamentet e tyre.

Përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar historinë e mirë-dokumentuar të masakrës së Reçakut lavdërojnë krimet e luftës, çnderojnë kujtimin e të vdekurve dhe rihapin plagët e të mbijetuarve. Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik.

Attempts to rewrite and deny the well-documented history of the Recak massacre glorifies war crimes, dishonors the memory of the dead, and reopens the wounds of survivors. Those who deny the atrocities at Recak seek to disrupt progress towards regional reconciliation, democratic consolidation, & European and Euro-Atlantic integration.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here