Macron dhe Scholz bisedë telefonike 80-minutëshe me Vladimir Putin: Tërhiq trupat, duhet armëpushim i menjëhershëm!

0
126

Zbardhen detaje të reja nga telefonatat e gjata të zhvilluara ditën e djeshme nga udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë me Presidentin rus, Vladimir Putin.

“BBC” raporton se Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz kanë folur me Putin për 80 minuta, ku i kanë kërkuar që Rusia të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta dhe serioze me Presidentin e Ukrainës.

Siç raporton “BBC”, referuar zyrës së Kancelarit gjerman, Macron dhe Scholz kanë “këmbëngulur për një armëpushim të menjëhershëm dhe një tërheqje të trupave ruse”.

Nga ana e tij, mësohet se udhëheqësi rus është shprehur se Moska është e hapur për të rifilluar dialogun me Kievin. Në njoftimin e Kremlinit thuhet se Putin nuk ka përmendur mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta mes tij dhe homologut ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Gjithashtu, Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar Putinit të lirojë 2500 luftëtarë ukrainas të marrë si robër lufte në fabrikën e çelikut Azovstal, në Mariupol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here