Ish-deputeti i PD sms ministres Balluku: Kemi ngelur në Paris, avioni me 2 orë vonesë. Këta bastardë na konsiderojnë popull dele

0
340

Vonesat me kompanitë e avionëve nga dhe për në Tiranë janë bërë tani të përditshme dhe po prekin gjithmonë e më shumë qytetarë.

Së fundmi edhe ish deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj ka mbetur për mbi dy orë në një prej aeroporteve të Parisit për shkak të vonesave të Wizz Air. Ai i ka dërguar një sms ministres së Transporteve, Belinda Balluku ku e ka informuar për vonesat në aeroport.

Teksti i sms

E nderuar Ministre Belinda, uroj qe te jeni mire. Me fal se te shqetesoj se eshte pak vone. Jam me disa kolege profesore ne Paris per te udhetuar me wizzair per ne Tirane. Ka mbi dy ore vonese, dhe keta tallen me mbi 200 vete qe jemi ne avion. E njejta histori ka ndodhur edhe parmbreme po me kete linje. Po ashtu parmbreme nga Brukseli eshte anulluar fare udhetimi dhe njerezit kane ngelur rrugeve. Po te informoj qe nese keni mundesi te merrni masa, pasi te vjen shume inat me keta bastarde te ndyre qe na konsiderojne popull dele dhe bejne cfare te duan me ne. Shpresoj shume ne mirekuptimin dhe angazhimjn tuaj ndaj kesaj situate anormale me kete kompani. Te falenderoj shume. Me respekt dhe miqesisht, A. Biberaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here