Ilir Meta tha në Çim Peka Live se kishte komunikuar në telefon me pasardhësin e tij, Bajram Begaj, para dhe pasi ky i fundit të zgjidhej nga Kuvendi si President i vendit.
Meta tha se pavarësisht nga qëndrimet e tij, ajo që dihej ishte se president i ardhshëm do të ishte personi që donte Edi Rama.
“Ka qenë e qartë që zgjedhja e presidentit do ishte zgjedhje e zotit Rama. Unë i uroj suksese. Kam folur në telefon me zotin Begaj para se të zgjidhej. Dhe pasi është zgjedhur e kam uruar”, tha Meta.
“Unë nuk plotësoj tekat e Edi Ramës. Mua nuk më intereson fare çështja e Edi Ramës. Më intereson që çdo veprim i presidentit ka qenë në përputhje me kushtetutën”, theksoi kreu i shtetit.