Dhunoi me grushte reperin, procedohet penalisht Noizy. Reagon Stresi: Nuk mund të fyesh motrën apo familjen e askujt,

0
474

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht reperin e njohur, Noizy (Rigels Rajku), dhe babanë e tij, Bashkim Rajku, pas përplasjes me reperin Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti.

Lajmi për procedimin e Noizyt dhe të atit bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Igli Çelmeta, pasi reperi akuzohet për dhunë dhe babi i tij për fyerje.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Noizy shfaqej duke goditur me grushte reperin Cllevio. Ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili ka kallëzuar Noizyn dhe babanë e tij, pas ngjarjes së ndodhur dje para lokalit të Noizyt në Durrës.

Cllevio te një pjesë e publikut njihet edhe për këngët e tij sa ishte pjesë e TBA, por edhe ato që i ka publikuar në kohët e fundit.


Pas ngjarjes, Noizy reagoi në rrjetet sociale, duke thënë se “Mos ma merr mirësjelljen time për dobësi. Gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë në asnjë moment deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time apo familjarë të rrethit tim. Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni këtë gjë kurrë. Jeta vazhdon”.

Ndërkohë, për ngjarjen reagon edhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, duke thënë se nuk mund të fyesh motrën apo familjen e askujt, pasi mund të të qëllojnë me plumb kokës.

 

 

“Ndoshta keqkuptohemi. Po ju them dy gjëra shumë të rëndësishme. Unë po ua them nuk merrem më me plehra shoh punët e mia, edhe ju vetë jeni fajtorë që i shtyni njerëzit, në vend se të shihni diçka ndryshe. Vetë keni qejf të shihni këso gjërash. Rrini në punën tuaj, mos u merrni me lajme, mos shani. Unë e kam parashikuar çdo histori. Ju që ia shani motrën dikujt, familjen mbani mend nga ky live do të ndërrojë jetë dikush. Nëse ia shani familjen dikujt mbani mend do të dalë dikush që ka me ia fut plumb kokës. Mbajeni në mend këtë që po them. Nuk i shkohet kujt te shtëpia, me sha e me bo budallallëqe. Nuk është djalë i keq, por është i paparashikueshëm. Ka hëngër dajak, nuk ka asnjë gjë. Burrnia i ka të tjerat, jo të dal live”, tha Stresi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here