Çlirim Gjata fiton gjyqin ndaj Karlo Bollinos

0
404

Çlirim Gjata ka fituar gjyqin ndaj italo-shqiptarit Karlo Bollino.

I paditur nga Bolino për shpifje dhe fyerje, Gjata u mbrojt duke deklaruar se ka thënë vetëm të vërteta për korrupsionin e italo-shqiptarit Bolino me qeverinë Rama.

Korrupsion ky i zbuluar dhe provuar edhe nga mediat e gazetarët e pakapur nga qeveria të cilët kanë sjellë shumë fakte për opinionin publik.

Në përfundim të çështjes, gjyqtarja Manjola Xhaxho ka vendosur të rrëzojë padinë e Karlo Bollinos. Nga ana e gjykatës u konstatua vetëm një shprehje si fyerje personale, por thjeshtë u konstatua dhe Gjata nuk u ngarkua me asnjë pasojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here