Berisha me Shoqërinë Civile: Rama po luan me fatet e shqiptarëve, shpërfill çdo interes kombëtar

0
188

Kryetari i PD, Sali Berisha po zhvillon një tryezë me aktivistë të shoqërisë civile, me temë ‘Shqipëria në rrezik. Ç’duhet të bëjmë?’

Duke shprehur mirënjohjen për kontributin e shoqërisë civile në vend, Berisha ka theksuar se kryeministri Edi Rama me vendimet që po merr, po shpërfill çdo interes kombëtar dhe po luan me fatet e shqiptarëve si asnjë zyrtar i lartë i shtetit shqiptar ndër vite.

Berisha është ndalur edhe te prezantimi i Ballkanit të Hapur, ku sipas ish-kryeminsitrit Rama ka nxjerrë interesin më kombëtar të shqiptarëve siç është integrimi europian dhe e ka sjellë në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt.

Berisha: Më lejoni të shpreh mirënjohjen dhe kontributin tuaj të thellë pasi jeni përballur me guxim të veçantë me ekspertizë të lartë me një regjim i cili siç fakton çdo ditë, nuk përfill në këtë vend asgjë përveç interesave të ngushta të qeveritarëve dhe Edi Ramës. Në këtë vend, zëri i komuniteteve dhe grupeve të interesit, zëri i opozitës gjithçka shumëzohet me zero dhe është zëvendësuar me variantin me fletushkat që plotësohen në zyrat e PS si opinione të qytetarëve.

Një formë e shëmtuar e tiranëve absolutë të cilët në dekada e shekuj, zgjedhjet e lira i zëvendësojnë me 10-15 vetë por ky as zërin e popullit nuk merr por vetëm zërat e zyrave të tij. Rama sillet si asnjë zyrtar i lartë në historinë e këtij vendi. Rama me vendimet që merr dëshmon se shpërfill çdo interes shqiptar të grupeve të interesit apo kombëtar. Imagjinoni ju për projektin më të madh kombtar në shqiptarëve, interesi i integrimit të popullit shqiptar në komunitetin europian, ky zotëri nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt e zëvendëson me projektin e Ballkani të Hapur, projekt i hegjemomisë serbe dhe ruse në rajon.

Pas 30 vitesh pritje të shqiptarëve për tu vendosur aty ku kanë vendin si vokacion perëndimor, nuk thuhet më se nuk jemi as lindje as perëndim por sot do ta diskutojmë propozimin e Macron si Ballkan i Hapur. Sot ky projekt po prezantohet se Serbia mos të shkojë në luftë, por ne asnjë nuk ka na sulmon dot asnjë shtet pasi Biden ka thënë se asnjë inç i territoreve të NATO-s shkohet në luftë. Kosova  nuk sulmohet dot pasi është në mbrojtjen e KFOR.

Nuk është luajtur asnjëherë me fatet e shqitptarëve siç po luhet sot. Për shqiptarët fokusi është te integrimi europian. Ka një konfiskim të të drejtave në këtë vend si në asnjë vend tjetër. Shqiptarët po përballen me rritjen më të madhe të çmimeve që nga viti 1992. Po të dëgjoni propagandën ata nuk kanë ndjeshmëri për këtë pjesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here