Shqipëria e shtata në botë për kultivimin e kanabisit, Braimllari: E qartë pse amnistia fiskale po propagandohet nga Rilindja

0
95

Raporti i fundit botëror të drogave 2022, e ka përmendur Shqipërinë si një nga vendet kryesore në botë të kultivimit të kanabisit.

Sipas raportit Shqipëria është e shtata në botë nga shtetet më të përmëndura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e barit të kanabisit për periudhën 2016-2019 ,(nga 154 shtete gjithsej) pas Marokut, Afganistanit, Spanjës. Holandës, Pakistanit dhe Libanit.

Nisur nga ky raport Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari është shprehur se tani është e qartë pse amnistia fiskale po propogandohet nga Rilindja.

Sipas tij pasi kanabizoi vendin tani kërkon të pastrojë paratë e drogës.

Më tej Braimllari shton se nëpërmjet këtij ligji Rilindja po shkatërron biznesnin e ndershëm në vend.

Postimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së:

Rilindja e rendit Shqipërinë të shtatën në botë për kultivimin e kanabisit dhe të parën për pastrimin e parave.

Është e qartë pse amnistia fiskale po propagandohet nga Rilindja.

Pasi kanabizoi vendin tani kërkon të pastrojë paratë e drogës.

Nëpërmjet këtij ligji rilindja kërkon të pastrojë paratë e drogës dhe korrupsionit duke shkatërruar biznesin e ndershëm në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here