Si mund të kursesh paratë në kohë krize, rregullat magjike

0
229

kursimiNga studimi i situatës në ditën me shpenzimet 0 janë hapat e parë se si mund të kursehen paratë në ditët e sotme, kohë në të cilat kriza mbizotëron në çdo sektorë. Shumë e rëndësishme është vlerësimi i atyre shpenzimeve të nevojshëm dhe i sendeve të cilat nuk janë të domosdoshëm

 

Studio situatën

Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është analizimi i situatës si për shembull të shkruani në një fletore të gjitha shpenzimet tuaja ditore, duke shënuar vendin, paratë e shpenzuara dhe kohën e kryerjes së veprimit. Llogaritë duhet të jenë të detajuara, pra shënoni gjithçka: biletat e autobusëve, kafetë, madje edhe qindarkat e shpenzuara sa andej-këndej. Gjithçka që del nga xhepi, duhet shkruar e zezë mbi të bardhë.


Përzgjidh se çfarë të duhet

 

Në jetën e përditshme,. ka produkte të cilat duhen dhe produkte të cilat nuk të duhen. Për këtë duhet bërë një përzgjedhje, duke lënë jashtë listës ato produkte të cilat nuk janë të domosdoshme. Duke përzgjedhur do të shikoni se do t’ju ngelen më shumë para në fund të ditës.

Shfrytëzo ato që duhet
Të kursesh s’do të thotë që të qëndrosh në punë dhe vetëm në shtëpi. Ka shumë mënyra argëtimi, në tetarë kinema por dhe park si dhe kopsht zoologjik. E vetmja gjë që duhet pasur kujdes është përdorimi i situatave jo disa herë në javë.

Dita me shpenzime 0

 

Një nga 7 ditët e javës duhet të jetë patjetër me shpenzime 0. Mundësisht të jetë e hëna, pasi kështu niset edhe java më mirë. Asnjë blerje për të ngrënë, asnjë kafe, gazetë apo xhiro në supermarket (sepse është mirë që tundimet të shmangen gjithmonë).

Tërhiq aq sa ke
Një këshillë tjetër është që të bëni kujdes me buxhetin. Tërhiqni nga bankomati aq të holla sa ju nevojiten dhe shtrëngojeni dorën, duke blerë vetëm produktet më të nevojshme gjatë javës. Kartën e kreditit është mirë që ta mbyllni në një sirtar.

Tento dhe rezistoji tundimit

 

Pasi keni provuar një ditë duke mos shpenzuar asgjë, mund t’ia arrini sërish. Sekreti fshihet tek organizimi: shpenzimi, për shembull, duhet bërë duke sjellë ndërmend që gjatë atyre ditëve nuk është e domosdoshme të shkosh në supermarket, te bukëpjekësi, të darkosh në një restorant apo të porositësh picë në shtëpi. Provoni t’i rezistoni tundimit.

Bashkëpuno me të tjerët

 

Tregojuni të tjerëve se është diçka e mirë, po të sforcohen, që ta shtrëngojnë pak dorën: kjo është deklaratë e rëndësishme me të cilën u tregoni të tjerëve se po bëni një përpjekje të rëndësishme, por edhe një kërkesë apo tentativë pikërisht gjatë ditëve me kosto zero.

“Kutia magjike”
Nëse nuk keni llogari bankare, atëherë ju vjen në ndihmë e famshmja kutia e kursimit, e cila sot përdoret nga shumica e njerëzve që duan të kursejnë. Mund të zgjidhni një shifër që dëshironi, pastaj vini mënjanë të hollat që do të shpenzoni gjatë muajit ose javës.
Përsërit rregullat
Këto janë rregullat e para që duhet të ndiqni për një muaj me radhë. Nëse gjithçka funksionon ashtu siç e keni dëshiruar, mund të mendoni të hidhni një hap tjetër përpara: të arrini për shembull një shifër të caktuar si bonus, pavarësisht parave që keni shpenzuar gjatë ditës. Mund të imagjinoni sikur keni marrë një shpërblim të vogël ose një pagesë për një punë të kryer.

 

 

Një inspektim i kinemasë së botës së tretë, fillimet e kinemasë koençidojnë me kulmin e imperializmit.

 

Mediumi i kinemasë, sipas Ella Shahot, bën pjesë në të njëjtën hapësirë të vazhduar të disiplinave të tilla si gjeografia, historia, antropologjia, arkeologjia dhe filozofia. Kinemaja mund të të çojë në të gjithë botën, si një përpiluese hartash (si një kartografe), ajo mund të të tregojë histori dhe ngjarje të kronikës, si një historiografe, ajo mund të kërkojë, rrëmojë në të shkuarën e civilizimeve të të shkuarës, si një arkeologe, ajo mund të na tregojë zakonet dhe adetet e popullatave ekzotike, sikur të qe një etnografe. Mediat audiovizuale, me pak fjalë, ishin të disponueshme si instrumente për të shpronësuar nga ana intelektuale kulturat joevropiane. U desh shumë punë e rëndë, sikurse Toni Morrison mund të thotë, për të mos i vënë re këto, që u diktuan vetëm nga viktimat e këtyre proceseve, gjë që sugjeron shkallën apo gjerësinë deri ku shkojnë këto zakonet eurocentrike si të pakundërshtueshme nga shumica e studiuesve të filmit apo teoricienët e fushës. Supozimi se kinemaja është një teknologji vetëm perëndimore nuk është i drejtë. Shkenca dhe teknologjia shpesh mendohet të jenë perëndimore,por historikisht Evropa i ka huazuar shumë këto nga të tjerë: si për shembull alfabetin, algjebrën, astronominë, printimin e librave, barutin, busullën magnetike, orën mekanike, kanalet kulluese, orën mekanike, vullkanizimin dhe kartografinë sasiore, që të gjitha këto kanë ardhur nga jashtë Evropës. Ndërsa faza më e re e zhvillimit teknologjik gjatë shekujve të fundit padyshim u përqendrua në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut, ky zhvillim më shumë ka qenë një ndërmarrje e përbashkët (ku Evropa zotëronte pjesën më të madhe të aksioneve) gjë që u lehtësua në të shkuarën nga shfrytëzimi kolonialist kurse tani nga ‘vjelja e trurit’ neokolonialist e Botës së Tretë. Pasuria e Evropës, sikurse Fanon e ka përshkruar në veprën = ‘The Wretched of the Earth (Të Mjerët e kësaj Bote) është ‘e thënë, fjalë për fjalë, krijimi i Botës së Tretë’. Nëse revolucionet industriale të Evropës u mundësuan nga kontrolli mbi burimet e tokave të kolonizuara dhe shfrytëzimi i krahut të punës së skllevërve – revolucioni industrial britanik, për shembull, u financua pjesërisht nga infuzionet (ekstraktet) e pasurive të gjeneruara nga minierat dhe plantacionet e Amerikës Latine – pra, atëherë,në ç`kuptim mund të flasësh vetëm për teknologjinë, industrinë dhe shkencën perëndimore? Ajo që ne e quajmë tani kinemaja e Botës së Tretë, marrë në një sens të gjerë, në vend që të jetë shtojcë e padobishme e kinemasë së Botës së Parë, aktualisht ka prodhuar shumicën e filmave artistikë në botë.