‘Shqipëria në rrezik’/ LSI, Braimllari: Duhen bashkuar energjitë politike dhe jo-politike kundër regjimit

0
144

Sekretari i Pëgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka marrë pjesë në tryezën e tretë të organizuar nga Shoqëria Civile me prezencën e kryetarit të PD-së Sali Berisha, në takimin publik të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, në kuadër të protestës së 7 korrikut.

Në fjalën e tij Braimllari ka renditur një sërë arsyesh se përse duhet të protestojmë ditën e nesërme, pasi vendi kërkon bashkimin e të gjitha energjive politike dhe jo politike kundër një regjimi të tillë i cili nuk mendon për qytetarët.

Gjithashtu Braimllari ka kërkuar një pjesëmarrje masive si një reagim qytetar dhe si një detyrim moral.

Braimllari: Protesta e 7 korrikut vjen si rezultat i një thirrje të shoqërisë civile. Kësaj strukture e cila gjatë gjithë këtyre viteve ka protestuar seriozisht e pakapur nga regjimi monist i rilindjes. Kjo situatë e rëndë në të cilën ndeshet vendi kërkon bashkimin e të gjitha energjive politike dhe jo politike kundër një regjimi të tillë i cili nuk mendon për qytetarët.

Ka shumë arsye pse duhet të protestojmë më datë 7 korrik. E parë nga çmimet e larta të cilat po vrasin çdo ditë familjet e shqiptarëve. Korrupsioni dhe abuzimi i tmerrshëm me aferën më të madhe korruptive të bërë ndonjë herë në një vend, atë të inceneratorëve të cilën e ka vazhduar ta denoncojë dhe këto ditë kryetarja e LSI.

Rritja e çmimit të karburantit me porosi të oligarkëve të Rames dhe në kurriz të qytetarëve. Papërgjegjshmëria arroganca e rilindjes rëndon mbi qytetarin e thjeshtë. Protestojmë për fermerët që po përballen çdo ditë e më shumë me falimentimin për naftëtarët dhe për çdo shtresë të shoqërisë. Unë ju bëj thirrje të marrim pjesë masivisht si një reagim qytetar dhe si një detyrim moral.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here