Zbulohet skenari djallëzor i Bashës/ Vokshi: Lobon te ndërkombëtarët kundër PD

0
560

Anëtarja e Kryesisë së PD, deputetja Albana Vokshi ka hedhur akuza të rënda në adresë të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

Vokshi ka deklaruar të premten se Alibeaj po vazhdon agjendën e Bashës, duke shtuar se po tentojnë të minojnë Partinë Demokratike përmes lobimeve te ndërkombëtarët.

Partia Demokratike është e bashkuar në bazë, tha Vokshi, duke shtuar se mbledhjet që bën Alibeaj me disa deputetë janë të mungesë të kuorumit dhe të pavlefshme.

“Partia Demokratike është baza dhe aty është e bashkuar. Por po, sot ka një problem me Grupin Parlamentar. Nuk janë 35 deputetë, por më pak se aq, që janë të veçuar. Edhe pas protestës ka pasur bisedime me ta. Ndërsa mbledhjet që bën zoti Alibeaj bëhen edhe në mungesë të kuorumit. Por zoti Alibeaj vazhdon me axhendën e tij, që për fat të keq është axhenda e Bashës. Zoti Basha dhe ndonjë tjetër po përpiqen edhe ndërkombëtarisht ta minojnë Partinë Demokratike. Dje në shesh qytetarët tregojnë se nuk hanë bar. Pra në momentin që qeveria sillet si armik me ta, ata çohen dhe protestojnë duke i treguar Edi Ramës të vetmen gjuhë që ai kupton”, u shpreh kryetarja e LDG, Albana Vokshi në emisionin ‘Kontrast’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here