Shpërndanin kokainë në Mykonos, tre të arrestuar, mes tyre një shqiptar

0
141

Oficerët e policisë nga Athina në bashkëpunim me oficerët e portit, ranë në gjurmët e një organizate kriminale, ndoqën disa anëtarë të saj në udhëtimet e tyre bregdetare në ishullin kozmopolit, “dëgjuan” bisedat e tyre në telefon dhe vendosën të ndërhyjnë.

Policia greke ka shkatërruar një bandë trafikantësh, të udhëhequr nga një shqiptar, i dënuar edhe më herët për drogë.

Sipas mediave greke kanë rënë në pranga 3 anëtarët e saj, mes tyre një shqiptar, të cilët trafikonin drogën në ishillun e njohur Mikonos.

Sakaq, janë sekuestruar 437 tableta droge XTC, 220,3 gram kokainë, 270,9 gram metamfetamin, 159,4 gram kanabis etj.

Banda u shkatërrua pas një hetimi të plotë policor, ndërsa pjesëtarët e rënë në pranga transportonin sistematikisht drogë në ishull.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here