Raporti i OKB-së rendit Shqipërinë në nivelin më të ulët për të ardhurat ditore, Teliti: Qeveria të ulë antenat e propagandës, mjaft më me kokën drejt oligarkëve, të kthehet nga populli.

0
138

Raporti i OKB-së rendit Shqipërinë në nivelin më të ulët për të ardhurat ditore, Teliti: Qeveria të ulë antenat e propagandës, mjaft më me kokën drejt oligarkëve, të kthehet nga populli.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANËTARI I KËSHILLIT KOMBËTAR, DORIAN TELITI

Sipas një raporti të OKBsë, ata shqiptarë, që aktualisht jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, do të varfërohen më tej.

Vendi ynë, sipas të njëjtit Raport, bën pjesë në një grup me Kirgistanin, Moldavinë, Mongolinë dhe Taxhikistanin, të cilat do të varfërohen përgjatë këtij segmenti të ardhurash ditore.

Partia Demokratike i pret me shqetësim përfundimet e Raportit dhe kërkon marrjen e masave urgjente për të mbrojtur shtresat e ekspozuara.

Qeveria duhet të ulë antenat e propagandës, të pranojë faktet dhe, mjaft më me kokën drejt oligarkëve, por të kthehet nga populli.

Në linjë me sugjerimet e OKB Partia Demokratike vihet në mbrojtje të jetës dhe dinjitetit të shqiptarëve.

Kërkojmë në mënyrë urgjente:

·       Një paketë mbështetëse direkte në llogaritë e familjeve në nevojë, pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta mujore.

·       Subvencione të drejtpërdrejta për sektorët në rrezik të ekonomisë, për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe vendet e punës.

·       Shkurtimin e taksave të rritura ndër vite në kurriz të konsumatorit dhe bizneseve shqiptare, ku e para që të shkurtohet të jetë taksa e rritur me 24 leke/litër mbi karburantin.

Pa një reagim dhe një paketë masash, shqiptarët do të varfërohen edhe më tej dhe Shqipëria do të vazhdojë të shpopullohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here