U arratis me avion ushtarak, zbulohet ku po fshihet Presidenti i Sri Lankës, zgjedh super-vendin në kulmin e krizës

0
248

Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka ikur në Maldive herët të mërkurën, pas protestave të gjera kundër krizës më të keqe ekonomike në vend në disa dekada.

Si president, Rajapaksa gëzon imunitet nga arrestimi dhe besohet se ai donte të largohej para se të jepte dorëheqje, në mënyrë që mos të mund ta ndalonin kur të mbetej pa pushtet.

Ai, gruaja e tij dhe dy truprojat ishin katër pasagjerët në bordin e një avioni ushtarak Antonov-32 që u ngrit nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i Shri Lankës, thanë burimet e imigracionit për AFP-në.

Me të mbërritur në Maldive, ata u çuan në një vend të pazbuluar, nën shoqërimin e policisë, tha një zyrtar i aeroportit në kryeqytetin Male.

Protestuesit në Shri Lankë, që gjatë fundjavës hynë në pallatin presidencial dhe dogjën shtëpinë e kryeministrit, kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit dhe kryeministrit, për shkak të krizës ekonomike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here