Inceneratoret/ “Pse nuk flitet për grup të strukturuar kriminal?”, gazetari: Komedi e zezë. Shkon në SPAK ajo e kazaneve

0
233

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli, në emisionin “Open” në News24, e ka quajtur mosreagimin e qeverisë ndaj kërkesës së FMN për të deklaruar bashkëfajësinë në lidhje me kompanitë fantazmë të lidhura me rastet mashtrimeve me TVSH, si diçka të rëndë.

“FMN, nuk pranohet bashkëfajësia, që ka përgjegjësi tek kompani fantazëm dhe ajo që pranon faturën fanatazmë se kjo e dyta mund të lidhet me një prokuror. Të paguajë diçka nën dorë që të thotë nuk isha në dijeni që ishte shërbim fantazmë dhe të dalë i pafajshëm.

Kjo është një rast hipotetik.

FMN i ka propozuar qeverisë që prano bashkëfajësinë në skemat me mashtrimin e TVSH dhe qeveria ende nuk ka reaguar. kjo është e rëndë. Tani që flasim ende ka fatura fiktive, janë dhjetëra milionë euro”, është shprehur ai.

 

 

Ndërkohë, Basir Çollaku, gazetar dhe ekspert i ekonomisë, e ka quajtur shkuarjen në SPAK të zonjës e cila merrej me mbledhjen e kanaçeve.

“Kanë kërrcitur vjedhjen e gjysmë milardi eurove. Kam konsultuar shumë prokurorë përse nuk ekziston akuza e grupit të strukturuar kriminal, gjysëm milard e kemi fshehje mashtrim e jo grup i strukturuar. Kjo është komedi e zezë shkojnë ato të kazanëve tek SPAK.

Pse nuk ekziston akuza? në 2017 prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin ndaj Zotos. Aty kanë qenë përgjime për dy ministra. Janë nëse nuk i kanë shkulur nga dosja. Kanë dalë ministrat kur kanë thënë merr kaq, sill kaq para ishte fushatë elektorale. SPAK kujtohet tani. Në 2017 edhe në Itali ka nisur një hetim për plehrat në Shqipëri. Ne kemi mafje merremi me kanace.

Arsyeja është që mos merret i pandehur kryetari i bashkisë së Tiranës.
Që mos merret Agaçi, Damiani Arbeni e ortakët e tyre, një nga viktimat është kushëri i ministrit.

Të gjithë qenkan injorantë e idiotë? Janë bashkëfajtorë.

Problemi është pafuqia dhe mungesa e pavarësisë së SPAK. 17 prokurorë s’do bëjnë hatanë, ata po zihet e bëjnë dallavere kush do zërë vendin e Krajës.

Në çdo emisionin shohim Dumanin, pse nuk shohim dëshmitë e Kokës? Ai do të flasë të tregojë kush ka vjedhur me të”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here