“Drejtësia po godet vetëm nga mazhoranca”, Salianji i përgjigjet Gjiknurit: Keni 9 vjet në qeverisje dhe kërkoni të goditet opozita

0
200

Në fjalën e tij në Kuvend deputeti, Ervin Salianji është shprehur kritik ndaj reformës në drejtësi. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Shqipëria është kokë më kokë me Rusinë për korrupsionin.

“As qeveria as deputetë e PS nuk reagojnë . A jemi në kushtet jo të incovacionit por të magjistarit të madh se si bëhen para. Rruga Kardhiq-Delvinë si rrugët e fshatit, një vrimë miu, mezi hyje e dilje.

A ka përgjegjësi për të dalë kryeministër dhe të japë llogari për paratë që shpërdorohen. A kanë përgjegjësi këta për të dhënë llogari. Ku jemi sot, ai që mbahet si nona e drejtësisë është nona e përfshirjes në krim.

A i ka çuar atij ministrit shkresë apo jo. Apo disa janë të nënës dhe disa të njerkës. Pandëshkueshmëria është kthyer në model në këtë vend. Ne duhet të themi të vërtetën.

Drejtësia e vjetër ka pasur ish-ministra më shumë të dënuar, më shumë zyrtarë të lartë. Dëgjoj që thonë deputetët e PS, thonë drejtësia të funksionojë për të gjithë, por ne duar në xhepa dhe fjalën do kemi çdo të funksionojë .

Kujt i kërkoni ju llogari keni 9 vite në qeverisje”, tha ai, duke shtuar: A ka këtu një marrëveshje të heshtur për t’ju hedhur hi syve shqiptarëve. krimi është rritur. Shtet s’mund t’i themi këtij, shtet pambuku”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here