SHBA e BE kundër, Rama i prerë për amnistinë fiskale:Do ta bëjmë këtë ligj, të jemi të qartë!

0
402

“Ne do ta bëjmë këtë ligj, të jemi të qartë!”. I prerë ishte kryeministri Edi Rama për amnistinë fiskale duke thënë se nuk ka rrugë tjetër dhe se ky ligj do të miratohet, por sipas tij po kërkohet që të bëhet sa më mirë të jetë e mundur.

Rama tha po ashtu se amnistia fiskale do të përfundojë sapo personi të depozitojë të ardhurat e tij, duke thënë se nëse në vijim do të rezultojë se ai do të jetë i përfshirë në ndonjë veprimtari kriminale, paratë do të sekuestrohen menjëherë.

“Amnistia përfundon në momentin që depoziton paratë që do të thotë pas këtij veprimi, nëse gjendesh në kushtet e cilido subjekti që janë këtu, ato para sekuestrohen. Jo si në rastin kur arreston një kriminel dhe ke proces tjetër për sekuestrimin e pasurisë, këtu është më keq, sekuestrohen në moment që personi del i lidhur me veprimtari kriminale.  Ne do ta bëjmë këtë ligj, të jemi të qartë, po do ta bëjmë sa më të mirë”, tha ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here