Nga stadiumi te punët publike/ Berisha: Rama dhe Veliaj kanë me Dervishajn afera korruptive të paimagjinueshme

0
178

Kreu i PD Sali Berisha tha sot Fronti Opozitar i Shpëtimit të Shqipërisë do të punojë fort edhe gjatë verës për t’u përgatitur për betejën më të fqishme ndaj këtij regjimi dhe shpëtimin e Shqipërisë prej tij.

“Unë gjej rastin të falënderoj mediat, gazetarët, ju këtu, por edhe kolegët tuaj të cilët bëjnë një punë me guxim të jashtëzakonshëm në denoncimin e përditshëm të aferave të pafundme të kësaj qeverie, të oligarkëve të saj, të ndarjes së parave të këtyre qeveritarëve me klientelën e tyre, duke shfrytëzuar të gjallë dhe të vdekur që s’kanë asnjë lidhje me aferat e tyre.

Nuk janë vetëm rastet e inceneratorëve, si rasti i Gjyste Serrmit, Gurakuqit, Hajdarit, rasti i Dervishit që është famoz, Edi Rama ka me ish-drejtorin e vet, bashkë me Veliajn, aferat korruptive më të paimagjinueshme.

Merrni listën e punëve që ka kryer ky, nga stadiumi i Elbasanit, stadiumi tjetër, me radhë tek punët në rrugë dhe kudo. Pra, klientela dhe qeveria janë një në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Shpëtimi i Shqipërisë prej tyre është absolutisht emergjencë kombëtare. ”

Tiranë, 15 korrik 2022
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here