Basha: Rama ka frikë nga hetimi i korrupsionit, drafti për Byronë Kombëtare të Hetimit të nisë sa më parë

0
213

lulzim-basha-475x280Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka  deklaruar se drafti për Byronë Kombëtare të Hetimit është bërë nga ekspertët amerikanë dhe sipas rekomandimeve të Venecias dhe i dakortesuar nga palët, ndaj duhet të shkojë në parlament.

Në një prononcim për mediat, Kryetari i PD-së, Basha, u shpreh se  “Drafti për Byronë nuk ka pse të jetë pjesë e reformës në drejtësi, pasi tashmë është i dakordësuar dhe nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese.

Edi Rama ka frikë nga hetimi i korrupsionit në nivele të larta per te sjellë sa më parë draftin në Kuvend. Është absurde të presim më tej, kur jemi rakorduar për këtë dhe kjo nuk kërkon as ndryshim në Kushtetutë, po mund të implementohet sipas sugjerimeve të ekspertëve amerikane dhe të Venecias. Shpreh dhe një herë gatishmërinë për të votuar në Kuvend këtë version përfundimtar të draftit  të rakorduar me sugjerimet e Venecias dhe për t’i hapur rrugë themelimit të Byrosë dhe nisjes pa vonesë të hetimit të korrupsionit”, tha Basha.