Prej një jave zjarri në Bogë të Malësisë së Madhe vijon të mbetet aktiv. Flakët, që vijojnë të përparojnë, kanë përfshirë pyje shekullore duke shkaktuar dëme shumë të mëdha. Përpos dëmit mjedisor, dëme janë shkaktuar edhe në bujtina. Kjo pasi si pasojë e tymit dhe flakëve, turistët janë të shqetësuar.
Për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit janë në operacion 30 forca te Repartit Ushtarak Vau i Dejes, 7 forca te MZSH, 10 forca nga Drejtoria Pyjore dhe 6 nga Azdm Shkodër.