Nga Vlora ku takoi qytetarë, sipërmarrës dhe ekspertë të turizmit, kryetari i PD, Sali Berisha foli edhe për protestat.
Lideri i opozitës tha se protestat do të vazhdojnë për largimin e Edi Ramës nga pushteti.
Berisha tha gjithashtu se është kryeministri ai që duhet të largohet nga vendi dhe jo qytetarët, ndërsa i këshilloi Ramës që të shkojë në Beograd te Aleksandar Vuçiç.
“S’ka diskutim, protestat do të jenë jetike. Sepse ky është armik.
Ai që dhunon votën e qytetarëve të tij, është armik i qytetarëve të tij. Ishte Fatos Nano, pranoi, bëri përpjekje por jo, ishte në pushtet, u largua, dha dorëheqjen.
Ky nuk njeh dorëheqjen. Ky ka kryer kaq shumë vjedhje dhe afera, ndaj i duken vampirë ky, politikë etj. Ndaj, ju ftoj, siç e përzutë, se e ju e përzutë këtë herë dhe u detyrua të zgjedhë Durrësin, ta përzëmë edhe nga Shqipëria, të ikë ai, jo shqiptarët.
Të shkojë në Beograd, atje e ka mikun e vet, të bëjë biznes dhe të bëjë çdo gjë me atë. Problemet e rëndësishme që ju ngritët do të jenë pjesë thelbësore e programit të PD”, u shpreh Berisha.