Afera e inceneratorëve/ Kreu i SPAK flet për “Zërin e Amerikës”: Hetimet vazhdojnë, kushdo që ka shkelur ligjin do të përgjigjet

0
179

Kreu i SPAK, Arben Kraja në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se çështja e aferës së inceneratorëve është në hetim. Sipas tij, kjo është diçka shumë komplekse, pasi janë të përfshira disa institucione.

Sipas Krajës, hetimet do të vazhdojnë deri në fund edhe për inceneratorin e Tiranës dhe do të përgjigjet çdo zyrtar i lartë që ka shkelur ligjin.

Arben Kraja: Çështja e inceneratorëve është komplekse sepse janë përfshirë shumë institucione që kanë qenë pjesë e këtij aktiviteti është një volum i madh pune. Ne kemi 3 hetime penale për tre inveneratorë, Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. Për dy të parët në kemi arritur disa konkluzione, që janë publike. Kemi ngritur përgjegjësi penale për disa persona, përfshire edhe zyrtarë, dhe hetimet për inceneratorin e Tiranës do të vazhdojnë deri në fund për të sqaruar se cfarë ka ndodhur dhe do përgjigjet kushdo që ka shkelur ligjin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here