Berisha në familjen Avdia: Skafisti-xhelat u frymëzua nga skafisti-ministër

0
234

Kryetari demokrat, Sali Berisha, kreu një vizitë homazh në familjen Avdia, e cila humbi vogëlushen 7-vjeçare, që u godit me skaf nga një zyrtar i lartë policie.

SYRI sjell pamje nga kjo vizitë. Kryetari demokrat u ul në krah të babait të vogëlushes së ndjerë, Bledarit.

Berisha tha se “skafisti-xhelat u frymëzua nga skafisti-ministër”.

“Skafin e parë e solli ministri,” tha Berisha, duke hedhur akuza për kriminalizim të shtetit.

“Edhe sikur një qytetar i thjeshtë ta kishte kryer krimin, është përgjegjësia e shtetit, sepse ajo është zonë që mbrohet me ligj. Ajo zonë ka rregulla se si mbrohet. Kur kur këtë akt horror e kryen një njeri i qeverisë, kjo bëhet jashtëzakonisht e rëndë,” tha Berisha.

Duke shprehur ngushëllime për familjen, Berisha tha se uron që të mos shohin më keq si familje.

“Vetëm solidariteti i mbarë shqiptarëve është një ndarje e zisë dhe e dhimbjes me ju. Një solidaritet i paparë. Ishalla s’iu bie me pa më keq,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here