Mediat e huaja: Era Istrefi e ka zërin si Rihanna

0
242

era-529x400“Njihuni me Era Istrefin, këngëtaren shqiptare, zëri i së cilës u ngatërrua me Rihannën”, kështu e nis shkrimin e tij, portali muzikor breatheheavy.com, për këngëtaren nga Kosova, Era Istrefi.

Shkrimi, që i thur elozhe yllit në ngjitje të muzikës shqiptare, e krahason këtë të fundit me divën e pop -it botëror.

“Në javët e kaluara, kur prisnim me padurim publikimin e albumit “Anti” nga Rihanna, një klip me ritme reggae – pop çmendi Twitter -in. Njerëzit menduan se ishte Rihanna dhe bashkëpunimi i saj i ëndrruar me Major Lazer, por u zbulua se nuk ishte ashtu. Ishte kënga “BonBon” nga Era Istrefi, ose thjesht Era, e cila që prej publikimit të këngës së saj ka marrë mbi 9 milionë klikime në YouTube”, shkruan artikulli.

E tashmë, teksa klikimet “BonBon” kanë shkuar në mbi 12 milionë, kënga po renditet gjithmonë e më lart në klasifikimet e iTunes. Aktualisht ndodhet në vendin e 19 -të, duke lënë pas “The Weekend” dhe John Legend, madje në klasifikimin gjerman të iTunes, ajo arrin në vendin e 3 -të.

Gjithashtu në shkrim bëhet dhe një analizë e shkurtër e klipit, i cili edhe pse konsiderohet si një video me buxhet të ulët, vlerësohet për garderobën e artistes.

Era, e cila ende nuk ka nxjerrë në treg albumin e saj të parë, por ka të 7 këngë publikuara, po korr një sukses të madh, jo vetëm në trojet shqiptare, por dhe në Europë dhe në SHBA.