Pasi nisi lufta eksportet shqiptare në Ukrainë në sasi u rriten me 35%, kryesojnë frutat

0
144

Pavarësisht luftës marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Ukrainë kanë vijuar, madje eksportet shqiptare në Ukrainë kanë pësuar rritje të ndjeshme në 7 -mujor.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT gjatë periudhës janar-korrik importet e mallrave nga Ukraina shënuan rënie vjetore me 23 për qind, teksa eksportet shqiptare në Ukrainë u rriten me 35%.

Siç shihet nga grafiket bashkëngjitur importet nga Ukrainë shënuan rënie të ndjeshme pasi nisi lufta, ndërsa eksportet u rritën ndjeshëm në të njëjtën periudhë.

Produktet më të importuara nga Ukrainë këtë vit ishin vaji, produktet bulmetore dhe vezët dhe mobilet.

Produktet më të eksportuara në Ukrainë ishin frutat, kripërat, çeliku dhe zarzavatet.

Por me gjithë rritjen e eksporteve Shqipëria është deficitare në tregtinë me Ukrainën, pasi edhe gjatë luftës importet nga ky vend ishin katër herë më të larta se eksportet.

Në 7 mujor importet nga Ukraina zinin vetëm 0.6% të totalit të importeve në sasi.

Gjatë vitit 2021, Shqipëria realizoi 2.7% të tregtisë së jashtme me zonat në konflikt, Rusi dhe Ukrainë. Volumi tregtar i Shqipërisë arriti 701 miliardë lekë, ndërsa me Rusinë dhe Ukrainën, tregtia në vlerë ishte 19 miliardë lekë, ose 2.7% të totalit.

Volumi tregtar dominohet nga importet e mallrave prej këtyre dy vendeve. Në vitin 2021, Shqipëria importoi nga Rusia dhe Ukraina 19 miliardë lekë mallra, që përbën 99.5% të volumit tregtar dhe pjesa tjetër, 0.5%, përfaqësohet nga eksportet shqiptare në këto vende, kryesisht prodhime bujqësore.

Pavarësisht se volumi tregtar në këto vende është i ulët, Shqipëria ka varësi të lartë në importin e lëndëve jetike, si drithërat dhe nafta nga Rusia. Nga këto vende importojmë 50% të sasive vjetore të drithërave dhe 12% të naftës.

Por varësia indirekte nga tregjet e Ukrainës dhe Rusisë është më e lartë. Ukraina është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në botë i drithërave dhe vajit të lulediellit, të cilat grosistët shqiptarë i blejnë të përpunuara nga vende të tjera, kryesisht Italia./Monitor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here