Boçi: Rama ka braktisur qytetarët, çmimet dhe inflacioni në ekstrem

0
263

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, shkruan në rrjete sociale se në Kosovë qeveria ka miratuar një paketë financiare për të ndihmuar qytetarët nga rritja e inflacionit, ndërsa në Shqipëri jo vetëm që rritet inflacioni dhe qeveria s’merr asnjë masë, por çmimet shpërthejnë përtej trendit ndërmombëtar.

 

Boçi shprehet se interesi ndaj qytetarit e biznesit nga qeveria në Shqipëri nuk ekziston.

STATUSI

Përgjegjshmëria e qeverisë në Kosovë, megjithëse shtet rishtar në raport me Shqipërinë, është e pakrahasueshme me atë në Shqipëri.

Kjo shihet në shumë fusha: Ekonomi, Bujqësi, Kulturë, Arsim, Biznes.

❗️Interesi ndaj qytetarit e biznesit në Kosovë është maksimal.

❌Në Shqipëri ky interes nuk ekziston.

Vëtëm nisur nga sot, kjo gjë vërtetohet me dy realitete:

?Ndërsa në Kosovë miratohet një pako financiare për të ndihmuar qytetarët nga rritja e inflacionit.

?Në Shqipëri, jo vetëm rritet inflacioni, por shpërthejnë përtej trendit ndërkombëtar dhe çmimet.

 

#Shqipërianërrezik

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here