Zonja e parë e Ukrainës: Ndërsa britanikët “numërojnë qindarkat”, ne “numërojnë viktima”

0
164

‘Ndikimi ekonomik i luftës në Ukrainë është i ashpër për aleatët e saj’, i tha zonja e parë e vendit Olena Zelenska BBC-së, ‘por ndërsa britanikët “numërojnë qindarkat”, ukrainasit “numërojnë viktima”’, shtoi ajo.

Olena Zelenska tha në një intervistë me Laura Kuenssberg në Pallatin Presidencial në Kiev, se nëse mbështetja për Ukrainën do të ishte më e fortë, kriza do të ishte më e shkurtër.
Në një intervistë të regjistruar në Kiev, ajo tha gjithashtu se ishte e rëndësishme të vazhdohej të theksohej ana njerëzore e luftës.

Ajo tha se edhe pse e sheh rrallë bashkëshortin e saj, Presidentin Volodymyr Zelensky, ata flasin çdo ditë.

Zelenska u pyet se çfarë mesazhi kishte për britanikët që po përballen me rritjen e faturave të energjisë pjesërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe ndikimit që ka pasur në gazin dhe naftën globale.

“Unë e kuptoj se situata është shumë e vështirë. Por më lejoni të kujtoj se në kohën e epidemisë Covid-19, dhe që është ende me ne, kur pati rritje të çmimeve, u prek edhe Ukraina.

“Çmimet po rriten edhe në Ukrainë, por përveç kësaj njerëzit tanë vriten. Kështu që kur filloni të numëroni qindarkat në llogarinë tuaj bankare ose në xhepin tuaj, ne bëjmë të njëjtën gjë dhe numërojmë viktimat tona,” tha ajo.

Komentet e zonjës Zelenska pasojnë sugjerimin e kryeministrit Boris Johnson gjatë vizitës në Kiev muajin e kaluar se familjet në të gjithë Evropën do të duhet të durojnë krizën e kostos së jetesës me Ukrainën për të kundërshtuar agresionin rus.

Në Mbretërinë e Bashkuar, norma e inflacionit parashikohet të arrijë nivelin më të lartë të 42 viteve prej 13.3% këtë vit, ndërkohë që ekonomia pritet të tkurret për më shumë se një vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here