Xhixho: Shqiptarët përpiqen të mbijetojnë në ferrin e çmimeve të larta, ndërkohë në mes të kryeministrisë ndodhet ‘parajsa’ prej 4 miliard e 300 milionë lekë

0
191

Nga Erisa Xhixho

Plot 4 miliardë e 300 milionë lekë për një Eden të vogël në mes të kryeministrisë, ndërkohë që shumica e shqiptarëve po përpiqen të mbijetojnë në ferrin e çmimeve të dyfishuara.
➡️“Parajsa” jeshile në zemër të ndërtesës së qeverisë do të financohet me paratë e shqiptarëve, atyre që ministrja e Energjisë dhe, me porosi të saj, e gjithë administrata, u kërkon të fikin dritat e t’i lajnë rrobat me 30 gradë.
➡️Për të përballuar krizën energjetike, kjo qeveri nuk ka para. Nuk ka as për të mbështetur familjet e varfra që maten mirë sa herë shkojnë në dyqan për gjërat jetike.
Por për luksin e vet, kjo qeveri i ka paratë dhe nuk i kursen sepse ato janë paratë e shqiptarëve.
Kopshti 4.3 miliardë euro në zemër të kryeministrisë është një tallje me varfërinë e shqiptarëve, një sfidë përçmuese nga maja e pushtetit. Por më tepër se çdo gjë tjetër, ai është një simbol i arrogancës së një qeverie që nuk e ka marrë pushtetin me votë dhe sot, me mospërfillje, e përdor si të dojë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here