Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është përgjigjur në emisionin ‘Log’ nëse do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Ai fillimisht e ka pritur me të qeshur këtë pyetje, ndërsa ka treguar se ka ambicie të tjera.
“Së pari gjthë angazhimi im nuk ka patur të është me asnjë lloj pozicionimi institucional apo pushteti, ka qenë konsistent në mënyrë të vazhdueshme që para zgjedhjeve të 25 prillit.
Ishte e qartë që gjithë ato afera po përdoreshin për të deformuar vullnetin e qytetarëve siç ndodhi në 25 prill, për të deformuar institucionet e për të pasur këto tregues, që janë më negativet krahasuar me rajonin.
Nuk kam këtë lloj ambicie. Nuk është kjo ambicie që më motivon në këtë askion politik. Ambicia ime është të rivendosim demokracinë.”-tha Meta.
Ilir Meta ka folur për aksionin opozitar, dhe për protestën e paralajmëruar për javën e ardhshme tek inceneratori i Tiranës.
I pyetur se përse do të nisë protesta nga inceneratori i Tiranës, Meta tha se ka ardhur koha që lufta kundër korrupsionit të bëhet tani aty ku ndodh krimi dhe jo vetëm me denoncime në SPAK.
Meta deklaroi gjithashtu se deri dje LSI dhe sot Partia e Lirisë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke depozituar fakte dhe prova në SPAK për shkeljet që kanë ndodhur, tani është koha që politika të denoncojë nga terreni.