Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv komentoi përgjigjen që i dha kryeministrit Edi Rama pak kohë më parë në parlament, ndërsa përplasja mes të dyve u bër virale.
Deputetja Grida Duma tha se Edi Rama e ka humbur petkun e kryeministrit sepse s’përmban aspak institucionalizim, ndërsa shtoi se gjuha e tij është banale dhe e papranueshme për asnjë kundërshtar.
“Ishte e paimagjinueshme që ai drejtohet në një grupim njerëzisht dhe s’ka asnjë etikë të fjalës, që aty ka dhe gra.
Kompleksimi i tij tek pala tjetër që ai po flet në pozita maskuliniteti mediokër të pisët, ku bashkonte forcën politike me konotacione banale, kjo është e papranueshme për asnjë kundërshtar.
Pashë gjithë individin e tij, nuk e priti fare, pati prerje. Ai e ka humbur petkun e kryeministrit, ai është Evin Rama, i cili s’ka më institucionalizëm.”-tha Duma