Dobishmëria e vajit të kokosit për dhëmbët dhe thonjtë

0
386

Ekzistojnë pak produkte, të cilat mund të përdoren në secilin segment, kur bëhet fjalë për bukurinë. Një nga ato produkte është edhe vaji i kokosit. Flokët, lëkura, fytyra, dhëmbët, thonjtë, janë vetëm disa prej gjërave, të cilat i përmirëson vaji i kokosit. Mënjanoni grimin, madje edhe maskat më rezistuese nuk kanë shanse kundër vajit të kokosit. Aplikojeni direkt në fytyrë si mjet për pastrim ose zhyteni pambukun në të dhe me të fërkojeni fytyrën. Grimi do të shkrihet në këtë mënyrë.

Freskues i gojës

Vaji i kokosit ka karakteristika kundër kërpudhave dhe baktereve. Shpëlajeni gojën me një lugë me vaj ulliri dhe do ta pastroni gojën nga bakteret, do të keni erë më të freskët, dhëmbë më të bardhë dhe mish më të shëndetshëm të dhëmbëve.

Locion për trup

Është ideal për ato femra, të cilat preferojnë që vetë të bëjnë maska dhe preparate për bukuri. Vaji i kokosit mund të jetë bazë e cilitdo produkt për hidratim të lëkurës.

Për lëkurën rreth thonjve

Lyejeni lëkurën rreth thonjve me vaj të kokosit dhe nuk do të keni probleme. Përveç kësaj, vaji ndihmon që manikyri juaj të zgjasë më shumë.

Balsam për buzë

Shpejt dhe në mënyrë efikase do ta zgjidhni problemin e buzëve të plasaritura. Mbajeni në çantë dhe përdoreni sa herë që të keni nevojë.

Për zonën rreth syve

Aplikoni atë në qeskat nën sy dhe rrudhat e imëta rreth syve.

I drejton flokët

Trajtojini flokët e elektrizuar me vaj ulliri. Hidheni në duar së bashku me një sasi të vogël për drejtim dhe shpërndajeni në flokë nga rrënjët në drejtim të skajeve. Do të keni flokë të drejtë me shkëlqim të jashtëzakonshëm.

Vaj për masazh

Në vaj të ngrohtë të kokosit i shtoni disa pika të vajit eterik të livandës ose mentes dhe do ta keni të gatshëm mjetin për masazh relaksues.

I zbardh dhëmbët

Vajin e kokosit e përzini me pak sodë të bukës dhe kështu do ta ktheni buzëqeshjen e shkëlqyer.

Rruajtja e qimeve

I lyeni këmbët me vaj të kokosit, në mënyrë që të mos thahet lëkura dhe harrojini shkumat e ndryshme për rruajtje.

Mënjanon zbokthin

Zbokthi dhe flokët e tharë shkojnë bashkë. Pra, lëkurën e kokës e fërkoni lehtë me vaj të kokosit dhe e lini që të veprojë gjatë natës. Përveçse do t’i hidratojë flokët, do të nxisë edhe rritjen e tyre.

Vaj për trup

Fërkojeni lëkurën me të pas dushit dhe lëreni që të thahet. Përveçse do të keni lëkurë të butë e të hidratuar, ajo do të jetë e mbrojtur edhe nga rrezet e dëmshme të diellit.

Regjenerues

Nëse keni probleme me flokë të tharë, i trajtoni me vaj kokosi para se t’i lani. Lëreni vajin që të veprojë së paku një orë para se t’i lani flokët me shampon.Krem i natës Lëkura do të jetë maksimalisht e hidratuar, ndërsa antioksiduesit do të luftojnë kundër rrudhave, derisa ju flini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here